Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ndaj sulmit terrorist ndaj Izraelit. Presidenti Begaj shprehet : “ Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.”