Numri një i qeverisë shqiptare zhvillon këtë të dielë një vizitë zyrtare në Izrael. Burime bëjnë me dije se siguria kibernetike do të jetë në fokusin e vizitës së kryeministrit Edi Rama që zhvillon këtë të dielë në Izrael dhe që vjen pas sulmeve nga hakerat iranianë, si hakmarrje për strehimin e pjesëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëri, në kampin e muxhahidinëve në Manzë të Durrësit.