Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters është vrarë në Libanin jugor, pasditen e së premtes. Siç bëri të ditur vetë agjencia e lajmeve në një deklaratë, video-reporteri Issam Abdallah u vra në krye të detyrës. Si pasojë e një rakete të lëshuar nga Izraeli pranë kufirit Izrael-Liban, mbetën po ashtu të plagosur edhe dy gazetarë të tjerë të Reuters, Al-Sudani dhe Maher Nazeh.