Kosova njihet si një ndër vendet më pro amerikane në botë, ndaj nuk mund të ndodhte ndryshe e të mos kujtohej edhe atje, përvjetori i 19 i sulmeve terroriste që tronditën botën. Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorin amerikan në prishtinë, Philip Kosnett, vendosën lule në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave të 11 shtatorit dhe nënvizuan partneritetin e ngushtë mes dy vendeve që për kosnett, tejkalon politikën.