Top News – ‘Sulme të shkurtra e të fuqishme’ / Trump ‘lëshon’ Dark Eagle mbi Iran, raketa 15 mln USD
30/04/2026 13:59

Donald Trump po shqyrton mundësinë e nisjes së një raundi të ri sulmesh “të shkurtra dhe të fuqishme” kundër Iranit për të zhbllokuar më në fund Ngushticën e Hormuzit. Kjo vjen mes raporteve se SHBA-të janë gati të përdorin raketën kërcënuese Hipersonike Dark Eagle me Rreze të Gjatë veprimi, e që kushton 15 milionë dollarë, kundër Iranit për herë të parë. Komandanti i Centcom, Admirali Brad Cooper, pritet t'i japë Trump një sërë opsionesh të reja për të liruar ngushticën e Hormuzit, raporton Axios. Takimi ka ngjallur spekulime se presidenti amerikan po shqyrton seriozisht një raund të ri sulmesh shkatërruese para se t'i japë fund luftës. Thuhet se Cooper ka përgatitur plane për një valë sulmesh “të shkurtra dhe të fuqishme”, duke shpresuar se kjo më në fund do ta thyejë Teheranin dhe do ta detyrojë të heqë dorë nga bllokada e rrugës kryesore ujore, thonë raportet. Trump pritet gjithashtu të informohet mbi planet sipas të cilave SHBA do të marrë nën kontroll ngushticën me forca tokësore dhe për një operacion të forcave speciale për të siguruar rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit. Planet e propozuara të sulmit vijnë mes raporteve se ushtria amerikane po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave hipersonike me rreze të gjatë veprimi në Lindjen e Mesme. Raketa Dark Eagle mund të përdoret për të goditur lëshuesit e fshehtë të raketave iraniane. SHBA ka pasur vështirësi në goditjen e këtyre objektivave pasi raketat precize që përdoren aktualisht kanë një rreze maksimale prej rreth 500 km. Nga ana tjetër, Dark Eagle ka një rreze veprimi prej rreth 2700 km dhe mund të arrijë shpejtësi deri në Mach 5. Nëse miratohet plani, kjo do të shënonte herën e parë që SHBA përdor një raketë hipersonike e cila ende nuk është shpallur plotësisht funksionale. Çdo raketë raportohet se kushton afërsisht 15 milionë dollarë dhe aktualisht nuk ka më shumë se tetë prej tyre, thanë burimet për Bloomberg.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52