Një ish-ushtare e Koresë së Veriut, ka treguar tmerret me të cilat ballafaqohen gratë në ushtrinë e Kim Jong-un, duke filluar nga keqtrajtimet seksuale e deri te torturat më ekstreme. Gruaja që u prezantua si Jennifer Kim, thotë se gratë në ushtri duhet të përdorin çorape të lagura që i lidhin rreth këmbëve dhe të durojnë dënime të ashpra kolektive.