Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë me dije se një person ka mbetur i vrarë një ditë më parë si pasojë e një sulmi ajror nga Izraeli në jug të vendit. Ky është një nga sulmet e fundit, pavarësisht se ekziston një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut. Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka vendosur në listën e zezë krahun ushtarak të grupit, por jo edhe partinë politike. Sulmi i fundit ndodhi në një zonë në jug të Libanit, midis qyteteve Sidon dhe Tir, ku një automjet u godit nga forcat izraelite, duke lënë një të vdekur dhe një të plagosur.