Top News-Sulme kimike para pushtimit të Ukrainës/SHBA denoncon ‘skenaret’,Putin sulmon brenda ditesh
18/02/2022 11:17

Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken thanë se ekziston një rrezik i lartë që Rusia të sulmojë Ukraninën brenda disa ditësh. Biden udhëzoi Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të shkonte në Kombet e Bashkuara për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku Blinken tha se forcat ruse po përgatiten të sulmojnë Ukrainën nga brenda disa ditësh. Presidenti Biden tha se janë të “gjitha shenjat” se Rusia po planifikon të ndërhyjë në Ukrainë. “Ata nuk kanë larguar asnjë nga trupat, kanë dërguar më shumë trupa. Kemi arsye të besojmë se po angazhohen në një operacion për të krijuar pretekst për të ndërhyrë. Të gjitha shenjat tregojnë se ata janë gati të ndërhyjnë në Ukrainë, të sulmojnë Ukrainën”, tha Presidenti. Biden udhëzoi Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të ndryshonte planet e tij të udhëtimit në minutën e fundit për të folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën. Blinken tha se forcat ruse po përgatiten të ndërmarrin një sulm ndaj Ukrainës. “Rusia thotë se po i tërheq forcat. Ne nuk po e shohim një gjë të tillë të ndodhë në terren. Informacioni që kemi tregon qartë se këto forca, përfshirë trupat tokësore dhe aeroplanmbajtëse, po përgatiten të nisin një sulm kundër Ukrainës në ditët në vijim”, tha ai. Blinken tha se Moska po përgatit një pretekst për sulm ndaj Ukrainës. “Mund të jetë një akt i dhunshëm për të cilin Rusia do të fakjësojë Ukrainën ose një akuzë e fortë që Rusia mund të bëjë ndaj qeverisë ukrainase. Nuk e dimë saktësisht formën që do të marrë. Mund të jetë një sulm i sajuar i ashtuquajtur terrorist brenda Rusisë; një pretendim i rremë për zbulimin e një varri masiv, ose një sulm i orkestruar me dron kundër civilëve, ose një sulm i rremë dhe ndoshta dhe i vërtetë me armë kimike”, tha sekretari Blinken. Megjithatë Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të vazhdojnë përpjekjet diplomatike dhe se i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov një takim në Evropë javën e ardhshme.

Top Channel/ Qëllohet me dron anija që transportonte gaz në kufi me Ukrainën, evakuohet gjithë fshati
17/11 19:57
Top News – Zelenski merr 100 Rafale në Paris / Avionë luftarakë francezë për t’u mbrojtur nga Rusia
17/11 15:09
Top News – Kryeministrja dënohet me vdekje / Shtypi me forcë protestat e studentëve në Bangladesh
17/11 15:00
Top Channel/ Emigracioni në Angli, ndryshime drastike: Si preken shqiptarët, flet avokati!
17/11 14:55
Top News – Neptune, Flamingo dhe ‘Ferr’…Armët me rreze të gjatë veprimi ‘Made in Ukraine’
17/11 14:52
Top News – Shpërthen tre herë mali…Alarm në Japoni, anulohen me dhjetëra fluturime
17/11 14:51
Top News – Polonia rihap kufirin me Bjellorusinë / U mbyll pas tensioneve me aleaten e Moskës
17/11 14:49
Top Channel/ Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur: Uji “fshin” shtëpinë!
17/11 14:43
Top News – Njerëzit mbi çati, çmendet moti në Itali / Lumi shpërthen, balta rrëmben shtëpitë
17/11 14:33
Top News – Putin kërkon takim të ri me Trump / ‘Pendohet’ Kremlini: Shpresojmë për një samit tjetër
17/11 14:31
Top News- Çifti rumun abuzon me fëmijët/ Tentuan të transmetojnë videon live në Tik Tok
17/11 14:16
Top News – Kina paralajmëron Japoninë për Tajvanin / ‘Nuk do të heqim dorë nga përdorimi i forcës’
17/11 13:19
Top News – Mohammed bin Salman ‘mysafir’ i Trumpit / Mbrojtja, IA dhe energjia bërthamore në agjendë
17/11 13:19
Top Channel/ Ndryshon top-lista e vendeve armike të Rusisë: Mungon Kosova, ku renditet Shqipëria!
17/11 12:20
Top News – USS Gerald Ford përballë Maduros / Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe
17/11 12:16
Top News -‘Të publikohet dosja Epstein!’/ Trump ndërron mendje, i bën thirrje republikanëve
17/11 12:11
Top News – Izraeli po armatos Gjermaninë / 80 vite pas Holokaustit, ‘po kthen fuqinë ushtarake’
17/11 12:07
Top News – Zelenski në Paris, Rusia zjarr në Ukrainë / Sulme vdekjeprurëse mbi qytete, disa viktima
17/11 12:06
Top News – Më e keqja ka ndodhur…! Shpërthim në shinat e trenit, Polonia: Akt sabotazhi
17/11 11:58
Top Channel/ Gjuhët e huaja, studimi i ri: Kush flet më shumë, plaket më ngadalë!
17/11 11:16
BILETA Portokalli - Bileta