Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur mbështetjen e SHBA për Kosovën të mbrojtjes së informacionit nga sulmet kibernetike. Diplomati amerikan theksoi rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në mbrojtjen e proceseve demokratike. Ai tha se Inteligjenca Artificiale ka një potencial të ndihmojë në përmirësimin e proceseve të ndryshme, ndërsa nënvizoi faktin se këto mjete teknologjike kanë një potencial rreziku për tu keqpërdorur. Mjetet e avancuara teknologjike, sipas tij, mund të jenë të dobishme por edhe të rrezikshme nëse nuk menaxhohen siç duhet.