Top News/ Sulme, atentate dhe opsioni bërthamor / Ja mënyrat si Izraeli mund t’i përgjigjet Iranit
04/10/2024 15:08

Lëshimi i rreth 200 raketave balistike nga Irani në zemër të Izraelit, të martën, e ka sjellë konfliktin në Lindjen e Mesme në pikën e vlimit. Ushtria izraelite ka premtuar ‘pasoja’, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se Teherani do ta paguajë. E ndërkohë, bota mbetet me frymën pezull, në pritje të një lufte në shkallë të gjerë, që është më e mundshme se kurrë. Kur Irani sulmoi me dronë tel avivin, në prill, izraeli u kufizua në një mision të vetëm si kundërpërgjigje, në atë që u konsiderua më shumë një goditje simbolike me qëllim që të shmangej përshkallëzimi i mëtejshëm. Këtë herë, situata është më dramatike. Irani për shumëkënd duket i pambrojtur dhe më i dobët, megjithatë, rreziqet për izraelin janë të mëdha kur flitet për një sulm hakmarrës. Nëse izraeli do të ndërmerrte një sulm serioz ndaj iranit, do të duhej ta bënte këtë i vetëm, në një kohë kur është i angazhuar në luftime në kufijtë veriorë dhe jugorë. Irani do të ishte një front i tretë. Nuk dihet si do të reagonte armiku i izraelit në veri, siria, në një skenar të tillë. Kjo e fundit nuk ka shumë forcë ajrore, por ka një arsenal të frikshëm raketash. Më pas është Moska, që mbështet iranin dhe sirinë. E vetmja gjë e sigurt është se izraeli ka në dispozicion një arsenal të madh ushtarak dhe njerëzor. E kur të zgjedhë të godasë iranin, mund ta bëjë në shumë mënyra. Një prej tyre është përmes sulmeve ajrore. Izraeli ka një prej forcave ajrore më të forta në botë, të pajisur me avionë luftarakë amerikanë F16 dhe F35. Nga ajri, izraeli mund të shkatërrojë infrastrukturën jetike të iranit, si rafineritë e naftës. Raketat nga toka dhe deti, janë një tjetër opsion, bashkë me luftën elektronike. Atentatet e shënjestruara janë po ashtu në tryezë, me izraelin që ka eleminuar deri më tani disa shkencëtarë bërthamorë të Iranit. Në shënjestër madje është edhe lideri suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, por thuhet se ai fshihet në një vend të sigurt...Sulmet nga drejtime të papritura janë një tjetër mundësi...Avionët izraelitë mund ti afrohen iranit nga vende fqinje, si arabia saudite apo emiratet e bashkuara arabe, me të cilët Irani nuk ka marrëdhënie të mira. Dhe i fundit në tryezë është edhe opsioni bërthamor. Izraeli mund të përdorë raketat e tij të famshme që shkatërrojnë bunkerët për të goditur objektet bërthamore nëntokësore të Iranit, ku shkencëtarët punojnë për pasurimin e uraniumit për të prodhuar bombat bërthamore.

Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30