Top News- Sulm seksual në sheshin e xhirimit / Gerard Depardieu shpallet fajtor nga gjykata franceze
13/05/2025 15:24
Një gjykatë në Paris shpalli fajtor aktorin Gerard Depardieu për sulm seksual ndaj dy grave në sheshxhirim në vitin 2021 dhe i dha atij një dënim me 18 muaj burg me kusht, një goditje e rëndë kjo për një figurë të shquar të kinemasë franceze.