Një sulmues me thikë që vrau gjashtë persona në një qendër tregtare në Sidnej, përpara se të qëllohej për vdekje, u identifikua nga policia e Australisë. Sipas policisë, bëhet fjalë për Joel Cauchi, 40 vjeç. Pesë gra dhe një burrë humbën jetën në sulmin e së shtunës. Disa të tjerë, përfshirë një foshnje, u plagosën.