Rusia ka intensifikuar sulmet kundër Ukrainës, ndërsa kjo e fundit i është kundërpërgjigjur goditjeve të njëpasnjëhsme të Kremlinit. Vetëm në orën e para të 29 gushtit forcat ukrainase kanë rrëuar më shumë se 10 dronë rusë mbi Kiev. Ky ka qenë edhe sulmi i tretë i madh brenda pak ditësh në Kiev. “Sulmi i tretë ajror në Kiev në katër ditët e fundit! Sulm masiv sërish!” Kështu është shprehur në Telegram udhëheqësi i administratës ushtarake të Kievit Serhiy Popko. Sipas këtij të fundit mbetjet e dronëve të rrëzuar kanë shkaktuar zjarr në disa vende, por që është bërë e mundur shuarja e tyre nga zjarrfikësit.