Suedia do t’i japë Ukrainës një pako të re me ndihmë ushtarake, e cila kap vlerën prej 443 milionë dollarësh. Kjo pako ndihmash përfshin që mjete ushtarake dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se qeveria suedeze aktualisht nuk ka në plan që t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë.