Top News/ Suedia më pranë NATO-s / Parlamenti turk tha ‘po’, por a mbaron këtu bllokada?
28/12/2023 12:05

Pas muajsh vonese, Komisioni i Jashtëm i parlamentit turk ka votuar pro ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke hequr kështu një pengesë të madhe për zgjerimin e aleancës së mbrojtjes. Pas votimit, i gjithë parlamenti duhet të vendosë për pranimin. Data e votimit nuk dihet ende. Përballë luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO së bashku me Finlandën në maj 2022. Finlanda u bë anëtarja e 31-të e aleancës në fillim të prillit. Për të hyrë, Suedia ka ende nevojë për miratim nga Turqia dhe Hungaria. Të dyja vendet janë dy anëtarët e fundit të NATO-s, parlamentet e të cilëve nuk i kanë ratifikuar ende protokollet e pranimit të Suedisë. Turqia ka vonuar ratifikimin dhe ka akuzuar Suedinë për mungesë veprimi kundër "organizatave terroriste" si Partia e Punëtorëve Kurdë (PKK) dhe ka refuzuar të japë pëlqimin për këtë arsye. Ankaraja kishte paraqitur pak kohë më parë një listë me 130 emra në Finlandë dhe Suedi. Sipas mediave turke, këta janë kryesisht terroristë të dyshuar që duhet të ekstradohen. Në fund të janarit 2023, Presidenti turk Erdogan deklaroi papritur se Suedia nuk mund të mbështetet tek turqia për t'u bashkuar me NATO-n. "Nëse ata nuk tregojnë respekt për Republikën Turke apo për besimet fetare të myslimanëve, atëherë ata nuk do të mund të llogarisin në mbështetjen tonë kur bëhet fjalë për NATO-n”, tha atëherë Erdogani. Pas disa lëshimeve të Suedisë, Erdogan njoftoi në fund të tetorit se do të lejonte ratifikimin nga Parlamenti turk, por që atëherë është bllokuar në komision. Së fundmi, Erdogani e kishte kushtëzuar miratimin me dërgimin nga Shtetet e Bashkuara të avionëve modernë F-16 në Turqi. Kur Presidenti amerikan Joe Biden e uroi Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhje me sa duket e lidhi pranimin e Suedisë në NATO me F16-të, ndryshe nga sa thuhet zyrtarisht. Por Kongresi amerikan nuk dëshiron t'i dorëzojë avionët luftarakë sepse Turqia kishte blerë një sistem rus të mbrojtjes raketore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti vendimin e komisionit parlamentar turk. "Unë mbështetem në Turqinë dhe Hungarinë që të përfundojnë procesin e ratifikimit sa më shpejt të jetë e mundur. Pranimi i Suedisë do ta bëjë NATO-n më të fortë," shpjegoi Stoltenberg.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04