Top News/ Suedia, më e mbrojtur nga ‘djalli’ rus / Putin hesht, Zelenski përshëndet anëtarësimin
08/03/2024 12:24

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Suedia është 'më e mbrojtur' pasi vendi u bashkua me NATO-n ndërkohë që presidenti rus, Vladimir Putin ka qëndruar i heshtur pas lëvizjes historike. Zelensky përshëndeti anëtarësimin e Suedisë, duke thënë: "Një vend tjetër në Evropë është bërë më i mbrojtur nga e keqja ruse". "Tani, në një kohë të agresionit rus kundër gjithçkaje që e ka bërë Evropën paqësore dhe të bashkuar, të gjithë e shohin se sa e rëndësishme është të ruajmë aleancat dhe partneritetet, të forcojmë sigurinë tonë dhe të kujdesemi për sigurinë e fqinjëve," shtoi ai. U deshën thuajse dy vjet përpjekje politike dhe një luftë deklaratash me shumë shtete anëtare, për të mos përmendur një seri kërcënimesh nga Vladimir Putin, përpara se Suedia të anëtarësohej zyrtarisht në NATO duke u shkëputur kështu nga një politikë e hershme e saj e neutralitetit ushtarak. Çuditërisht, Putin ka heshtur deri më tani, pavarësisht pranimit të Suedisë dhe Finlandës, e cila ndan një kufi 1,340 km të gjatë me Rusinë, që përbën një goditje të rëndësishme për presidentin rus. Ai ka kërkuar me këmbëngulje të ndalojë çdo forcim të mëtejshëm të aleancës së NATO-s dhe ka kërcënuar më herët se do të marrë 'kundërmasa politike dhe ushtarako-teknike' të paspecifikuara në përgjigje të lëvizjes së Suedisë. Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, ka deklaruar më herët se Moska do të monitorojë nga afër se çfarë do të bëjë Suedia në bllokun ushtarak agresiv, si do ta realizojë në praktikë anëtarësimin e saj…dhe mbi këtë bazë do të ndërtojë përgjigjen e saj me hapa të natyrës ushtarako-teknike . “Anëtarësimi i Suedisë në NATO shoqërohet me nxitjen e vazhdueshme të histerisë anti-ruse në vend, që për fat të keq, inkurajohet nga lidershipi politik dhe ushtarak suedez, por burimi kryesor i saj është jashtë vendit. Nuk janë vetë suedezët ata që po e bëjnë zgjedhjen; kjo zgjedhje është bërë për suedezët' – tha ajo. I shtyrë nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, kombi skandinav dhe partneri i tij nordik Finlanda bënë një rishikim gjithëpërfshirës të politikës së tyre të hershme të sigurisë kombëtare dhe vetëm dy muaj më vonë aplikuan për t'u bashkuar me bllokun e madh. Njëzet e dy muaj më vonë, kryeministri suedez Ulf Kristersson dorëzoi dokumentacionin përfundimtar në një ceremoni të udhëhequr nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, pas së cilës 'instrumenti i pranimit' i Stokholmit në aleancë u depozitua zyrtarisht në Departamentin e Shtetit.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57