Top News – Suedia ‘kënaq’ Erdoganin! / Ekstradon një person në Turqi për ‘hir’ të NATO-s
12/08/2022 12:36

Qeveria e Suedisë tha se ka vendosur të ekstradojë në Turqi një person të kërkuar për mashtrim financiar, i pari që kur Turqia kërkoi ekstradimin e një numri individësh në këmbim të miratimit për anëtarësimin e Stokholmit në NATO. Turqia, anëtare e NATO-s u tërhoq në qershor nga kërcënimi për t’i vënë veton anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancë, pas javësh negociatash të tensionuara, gjatë të cilave Ankaraja i akuzonte dy vendet nordike se strehojnë persona që Turqia thotë se janë militantë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Si pjesë e marrëveshjes, Turqia paraqiti një listë personash që i kërkoi Suedisë që t'i ekstradonte, por që atëherë ka shprehur zhgënjim me mungesën e përparimit në këtë drejtim. Dërgimi i 30 vjeçarit, do të ishte rasti i parë i njohur i një ekstradimi në Turqi që nga arritja e marrëveshjes. "Është një çështje rutinë. Personi në fjalë është shtetas turk dhe i dënuar për mashtrime në Turqi në vitet 2013 dhe 2016", i tha agjencisë Reuters Ministri i Drejtësisë i Suedisë, Morgan Johansson. "Gjykata e Lartë e ka shqyrtuar çështjen dhe ka arritur në përfundimin se nuk ka pengesa për ekstradimin," tha ai. Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë nuk pranoi të thoshte nëse personi ishte në listën që kishte hartuar Turqia për ekstradim dhe as të jepte komente të mëtejshme mbi këtë çështje. Televizioni suedez SVT, i cili ishte i pari që njoftoi për ekstradimin, tha se personi ishte dënuar në Turqi me 14 vjet burg për mashtrime me karta bankare. Personi, i arrestuar në Suedi që nga viti i kaluar, thotë se është dënuar pa të drejtë, sepse është konvertuar në të krishter, ka refuzuar të bëjë shërbimin ushtarak dhe se ka prejardhje kurde, njofton televizioni SVT.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21