Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur alarmin për përmbytje të mundshme nga lumi Shkumbin. Ai u bën thirrje qytetarëve dhe autoriteteve për marrjen e masave. Sipas tij lumi po del nga shtrati dhe kjo gjë do të shkaktonte dëme të shumta tek banorët, të cilët banesat e tyre i kanë ngritur aty pranë.