Stuhia ka përfshirë edhe qarkun e Kukësit, duke i dhënë fund valës së të nxehtit. Reshjet e shiut, erërat me intensitet mesatar dhe shkarkesat elektrike kanë përfshirë zonën, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen probleme apo dëme. Ndërkohë, në Kosovë moti i keq ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe në sektorin e bujqësisë.