Ashtu sic ishte paralajmëruar nga meteorologët dhe specialistët e emergjencave civile, një stuhi e fortë përfshiu disa qytete të vendit. Në Elbasan reshjet e dendura kanë zgjatur për rreth 40 minuta, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Emergjencat raportojnë 40 mm shi e breshër për 38 minuta. Disa bodrume u përfshinë nga uji ndërsa menjëherë ndërhynë elipet zjarrfikëse. Po ashtu në qytet disa pemë u rrëzuan pa shkaktuar dëme.