Një 61-vjeçar peshkatar është gjetur i pajetë në det, në afërsi të ishujve të Ksamilit. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, i cili dyshohet se ka humbur jetën gjatë daljes në det me mjetin e tij lundrues. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se peshkatari është mbytur si pasojë e stuhisë një mbrëmje më parë. Policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të viktimës, i cili rezulton të ketë qenë i fundosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po hetohen dy pista: ajo e mbytjes aksidentale për shkak të kushteve shumë të këqija atmosferike si edhe vetëmbytja. 61 vjecari ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Sipas informacioneve paraprake, ai nuk kishte familjarë të tjerë në Shqipëri, përveç një motre. Policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.