Stuhia Fergus ka mbërritur në Europën Veriore, duke goditur Irlandën, ku ka shkaktuar dëme të mëdha materiale për shkak të erërave të forta dhe shirave të dendur. Shtëpitë dhe makinat janë dëmtuar rëndë, ndërsa policia i bëri thirrje njerëzve që të shmangin zonën, pasi një tornado goditi një fshat irlandez, raportojnë mediat e huaja.