Një stuhi akulli ka goditur rajonin e Quebecut në Kanada dhe veçanërisht qytetin e Montrealit, teksa mediat vendase raportojnë për të paktën një milionë njerëz të mbetur pa enrgji elektrike. Ngricat dhe stuhia kanë shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe dëme të tjera në infrastrukturë, teksa autoritetet deri tani raportojnë edhe për një viktimë.