Top News – Stuhi të dhunshme në Evropë / Çmendet moti, pas valës së përvëlimit vjen kaosi
17/07/2026 12:12

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi stuhi të dhunshme goditën Francën natën e kaluar, duke pasuar kështu një valë të zgjatur të nxehti. 53,000 familje mbetën pa energji elektrike të premten, thanë mediat franceze dhe operatori lokal i rrjetit Enedis. Në Saint-Victurnien, në departamentin qendror Haute-Vienne, një grua vdiq pasi një pemë ra mbi të, të enjten në mbrëmje, dhe në Dolomieu në lindje një burrë u gjet i djegur të enjten vonë, në një punishte që u përfshi nga flakët pasi u godit nga rrufeja. Breshër me madhësinë e një topi golfi është parë në disa fshatra pasi përvec valës së jashtëzakonshme të nxehtësisë evropiane, stuhitë kanë goditur po ashtu pjesë të Evropës. Ndërsa stuhitë janë tipike gjatë dhe pas një periudhe të nxehtësisë ekstreme, ato në vende si Franca, Gjermania dhe Polonia kanë qenë veçanërisht të rënda, duke sjellë përmbytje, erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, shoqëruar edhe me topa të mëdhenj breshëri. Në qytetin Vroklav, në poloni, rrugët dhe shinat e tramvajit u mbyllën për shkak të përmbytjeve dhe erës së fortë që rrëzoi pemët. Banorët u këshilluan të qëndrojnë brenda dhe të përgatiten për akoma më shumë. Përvec evropës, kaos është parë edhe në azi ku reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet, të shoqëruara edhe me një muson në Bangladesh, kanë vrarë të paktën 53 persona.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55