Top News/ Stuhi mizore dimri, mbi 90 viktima / ’Stalagtite’ nga çatitë e shtëpive, ngrin SHBA
22/01/2024 13:36

Më shumë se 90 viktima si pasojë e motit të keq, janë regjistruar në SHBA pasi vendi u përball me stuhi dimrore të pamëshirshme, javën e shkuar. Në totalin e viktimave përfshihen të paktën 25 në Tenesi dhe 16 në oregon, që mbeten në gjendje emergjence pas stuhive të acarta...Dhjetëra e mijëra njerëz po ashtu kanë mbetur pa energji elektrike në pjesë të mëdha të vendit. Kushtet e acarta pritet të fillojnë të zbuten në ditët e ardhshme. Në total, 92 viktima të motit të keq janë regjistruar në të gjithë vendin, javën e kaluar, shkruan BBC. Përvec Tenesit dhe Oregonit, viktima janë raportuar edhe në Missisipi, Illinois, Pensilvani, Uashington, Kenbtaki, Uiskonsin, Nju Jork, Nju Xhersi etj. Në një incident në Portland, tre persona humbën jetën pasi era e fortë bëri që të këputej një linjë energjie dhe kabujt goditën makinën me të cilën ata po udhëtonin. Një foshnje ndodhej në makinë po ashtu dhe është e vetmja e mbijetuar. Pesë persona, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë, kanë humbur jetën në Siatëll. Moti ka shtyrë zyrtarët të paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve që të dalin nëpër rrugë vetëm nëse është e domosdoshme dhe të jenë të ndërgjegjshëm për gjendjen e tyre. Kolegjet dhe universitetet në këtë shtet kanë zgjatur pushimet e studentëve si pasojë e kushteve të rënda të motit. Probleme ka patur në disa shtete edhe me furnizimin me ujë të pikshëm për shkak të tubacioneve të cara nga i ftohti. Ndërsa deri mbrëmjen e të dielës, me mijëra e mijëra njerëz ishin pa energji elektrike.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36