Top News/ Stuhi dronësh, Rusia mbyll tre aeroporte / Ukraina arrin deri në Moskë, sulmi më i madh
10/11/2024 12:33

Ukraina ka lëshuar dhjetëra dronë në drejtim të Moskës, duke detyruar kryeqytetin rus të mbyllë përkohësisht tri aeroporte, thanë zyrtarët rusë të dielën. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se forcat ruse rrëzuan 32 dronë ukrainas që sulmuan Moskën gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës, gjatë njërit prej sulmeve më të mëdha kundër kryeqytetit që kur forcat e Kremlinit pushtuan Ukrainën më 2022. “Sipas të dhënave fillestare, nuk ka dëme apo viktima në vendin ku kanë rënë mbetjet e dronëve. Ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes”, tha Sobyanin në Telegram. Rosaviatsia, agjencia federale e transportit ajror e Rusisë, njoftoi se aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo dhe Zhukovo i kanë ndaluar përkohësisht operacionet "për të garantuar siguri për fluturimet e avionëve civilë", për shkak të sulmeve me dronë. Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, raportoi duke cituar Rosaviatsian se aeroportet rifilluan operacionet disa orë më vonë. Një person u plagos gjatë sulmit, sipas guvernatorit të rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov. Mediat raportuan se sulmet shkaktuan zjarr në një fshat të distriktit Ramenskoye, duke u vënë zjarrin disa shtëpive. Rusia raporton për shkatërrimin e dronëve ukrainas pothuajse çdo ditë, por sulmet rrallëherë kanë në shënjestër kryeqytetin. Autoritetet ukrainase kanë deklaruar shpesh se sulmet e tyre me dronë në Rusi synojnë infrastrukturën që është e rëndësishme për përpjekjet e luftës së Moskës dhe janë përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës. Nga fillimi i luftës, Ukraina është përballur me bombardime gjatë natës nga Rusia, e cila, mes të tjerash, ka si synim shkatërrimin e infrastrukturës jetike energjetike. Forca Ajrore e Ukrainës tha ndërkohë të dielën se i rrëzoi 62 nga një numër rekord prej 145 dronësh rusë të lëshuar gjatë natës. Forca ajrore tha se humbi gjurmët e 67 dronëve, ndërsa 10 të tjerë u larguan nga Ukraina në drejtim të Rusisë, Moldavisë dhe Bjellorusisë. Të paktën dy persona u plagosën dhe u dëmtuan ndërtesa në sulmin e fundit me dronë rusë në rajonin jugor të Odesës, thanë zyrtarët ukrainas.

Top Channel/ Ukraina goditi në ditën e zgjedhjeve, Rusia: Hakmarrje. Putin mban pushtetin
20/09 22:57
Top Channel/ Tërmet politik në Gjermani. AfD merr deri në 38% të votave, Merz: Rezultat katastrofik
20/09 21:49
Top News – Trump kthehet urgjentisht në zyrë / SHBA lëshon alarmin: Përshkallëzim në Arabinë Saudite
20/09 15:41
Top News – Macron dhe Carney ‘kundër’ Trump / Takohen në arkipelagun francez në Atlantik, një mesazh
20/09 15:22
Top News – SHBA nis nëndetëset bërthamore / ‘Putin do sulmojë Evropën’, të mbrohen kabllot nënujore
20/09 15:21
Top Channel/ Ed Sheeran kërkon falje për Gazën/ Këngëtari reagon pas polemikave të javës së fundit
20/09 15:06
Top Channel/ Protestë për Vapën në Zvicër/Qytetarët kërkojnë të marrin masa për ndryshimet klimatike
20/09 14:54
Top Channel/ Sllovakia “sulmon” BE/ Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë
20/09 14:45
Top News- Arabia nën sulm, flakë e tym mbi Riad / Huthit sulmojnë kryeqytetin saudit, dronë e raketa
20/09 13:27
Top News – Turqia ‘hyn në luftë’ me Huthit / Në ndihmë të Arabisë Saudite sipas paktit të mbrojtjes
20/09 13:27
Top News – Media persekutoi Harry-n dhe Meghan-in / Vëllai i Dianës bën krahasime me princeshën
20/09 13:22
Top News – Zgjedhjet në Rusi në ditën finale / Prova e mbështetjes për luftën e Putinit në Ukrainë
20/09 13:21
Top News – Liderët botërorë ‘kthehen’ në OKB / Mes luftrave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë
20/09 12:46
Top News – SHBA ‘merr’ Grenlandën / ‘Mos i tregoni Trumpit se Danimarka ka fituar…!’
20/09 12:31
Top News – Dridhet Moska, Ukraina sulm masiv / Dy të vrarë në kryeqytet, mori dronësh mbi Rusi
20/09 11:45
Top News – Lëshon raketë balistike drejt Japonisë/ Koreja e Veriut kërcënon, e dyta herë në një javë
20/09 11:38
Top News – Ngre avionët luftarakë 4 herë në 1 javë / Polonia në luftë, provokimet ruse trefishohen
20/09 11:37
Top News – Përcaktohet fati i kancelarit Merz / Zgjedhje në dy lande në Gjermani, frikëson AfD
20/09 11:31
Top Channel/ Merz në fije të perit/ Sot votohet në dy lande, kancelari gjerman rrezikon shumë
20/09 10:49
Top Channel/ Qindra dronë godasin Moskën/ Në flakë një prej rafinerive më të mëdha, dy humbin jeten
20/09 10:40