Top News/ Stuhi dronësh, Rusia mbyll tre aeroporte / Ukraina arrin deri në Moskë, sulmi më i madh
10/11/2024 12:33

Ukraina ka lëshuar dhjetëra dronë në drejtim të Moskës, duke detyruar kryeqytetin rus të mbyllë përkohësisht tri aeroporte, thanë zyrtarët rusë të dielën. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se forcat ruse rrëzuan 32 dronë ukrainas që sulmuan Moskën gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës, gjatë njërit prej sulmeve më të mëdha kundër kryeqytetit që kur forcat e Kremlinit pushtuan Ukrainën më 2022. “Sipas të dhënave fillestare, nuk ka dëme apo viktima në vendin ku kanë rënë mbetjet e dronëve. Ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes”, tha Sobyanin në Telegram. Rosaviatsia, agjencia federale e transportit ajror e Rusisë, njoftoi se aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo dhe Zhukovo i kanë ndaluar përkohësisht operacionet "për të garantuar siguri për fluturimet e avionëve civilë", për shkak të sulmeve me dronë. Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, raportoi duke cituar Rosaviatsian se aeroportet rifilluan operacionet disa orë më vonë. Një person u plagos gjatë sulmit, sipas guvernatorit të rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov. Mediat raportuan se sulmet shkaktuan zjarr në një fshat të distriktit Ramenskoye, duke u vënë zjarrin disa shtëpive. Rusia raporton për shkatërrimin e dronëve ukrainas pothuajse çdo ditë, por sulmet rrallëherë kanë në shënjestër kryeqytetin. Autoritetet ukrainase kanë deklaruar shpesh se sulmet e tyre me dronë në Rusi synojnë infrastrukturën që është e rëndësishme për përpjekjet e luftës së Moskës dhe janë përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës. Nga fillimi i luftës, Ukraina është përballur me bombardime gjatë natës nga Rusia, e cila, mes të tjerash, ka si synim shkatërrimin e infrastrukturës jetike energjetike. Forca Ajrore e Ukrainës tha ndërkohë të dielën se i rrëzoi 62 nga një numër rekord prej 145 dronësh rusë të lëshuar gjatë natës. Forca ajrore tha se humbi gjurmët e 67 dronëve, ndërsa 10 të tjerë u larguan nga Ukraina në drejtim të Rusisë, Moldavisë dhe Bjellorusisë. Të paktën dy persona u plagosën dhe u dëmtuan ndërtesa në sulmin e fundit me dronë rusë në rajonin jugor të Odesës, thanë zyrtarët ukrainas.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34