Top News/ Stuhi diellore ‘ekstreme’ godet tokën / Spektakël dritash shumëngjyrëshe në gjithë botën
12/05/2024 13:33

Stuhia diellore jashtëzakonisht e fortë që goditi Tokën prodhoi shfaqje mahnitëse ngjyrash në qiellin e hemisferës veriore të shtunën. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) lëshoi një paralajmërim të rrallë për stuhi gjeomagnetike kur një shpërthim diellor arriti në Tokë të premten pasdite, disa orë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Efektet e Dritave Veriore, të cilat u shfaqën dukshëm edhe në shumë rajone të pazakonta, do të zgjasin gjatë gjithë fundjavës dhe ndoshta deri në javën e ardhshme. NOAA njoftoi operatorët e termocentraleve dhe anijeve kozmike në orbitë, si dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, për të marrë masa paraprake. "Për shumicën e njerëzve këtu në planetin Tokë, ato nuk do të duhet të bëjnë asgjë," tha Rob Steenburgh, një shkencëtar me Qendrën e Parashikimit të Motit Hapësinor të NOAA. Foto të fenomenit spektakolar u kapën gjithashtu në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Kaliforninë, Misurin dhe Oregonin, si dhe vende të tjera si Kina, Zelanda e Re dhe Australia. Në evropë, aurorat zbukuruan qiellin e natës në gjermani, francë, britani e madje edhe në ukrainën në luftë. Ajo që nisi të premten, ishte stuhia e madhe gjeomagnetike që NOAA e kishte paralajmëruar që nga viti 2005. Stuhia diellore më intensive në histori, e regjistruar në 1859, nxiti aurorat në Amerikën Qendrore. Kjo stuhi paraqet rrezik për linjat e transmetimit të tensionit të lartë të rrjeteve të energjisë, jo për linjat elektrike në shtëpitë e njerëzve. Satelitët gjithashtu mund të preken, gjë që nga ana tjetër mund të cënojë shërbimet e navigimit dhe komunikimit në Tokë. Një stuhi ekstreme gjeomagnetike në vitin 2003, për shembull, ndërpreu energjinë në Suedi dhe dëmtoi transformatorët e energjisë në Afrikën e Jugut. Edhe pasi stuhia ka mbaruar, sinjalet mes satelitëve GPS dhe marrësve tokësorë mund të kenë probleme. Por ka kaq shumë satelitë navigimi sa që çdo ndërprerje nuk duhet të zgjasë shumë. E gjithë kjo është pjesë e aktivitetit diellor që rritet ndërsa dielli i afrohet kulmit të ciklit të tij 11-vjeçar. NASA tha se stuhia nuk përbënte kërcënim serioz për shtatë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Shqetësimi më i madh është rritja e niveleve të rrezatimit dhe ekuipazhi mund të lëvizë në një pjesë më të mbrojtur të stacionit nëse është e nevojshme.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55