Ishte përfolur, por tashmë duket se e konfirmojnë dhe shifrat. Të paturit e një lloji të caktuar gjaku, mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri, sugjerojnë të dhënat paraprake të studimit me të fundit. Ekspertët e kompanisë së testimit gjenetik “23andMe” zbuluan se personat me gjakun e tipit O ishin deri në 18 përqind më pak të predispozuar të testonin pozitivë nga COVID-19.