Një studim i institutit të internetit të Oksford, thotë se nuk ka ende ndonjë provë që tregon se Facebook shkakton dëm në psikologjinë e njeriut. Në fakt hulumtimi, tregoi se si ka ndryshuar mirëqënia në 72 vende me rritjen e përdorimit të platformës sociale. Studiuesit kundërshtojnë pretendimet se mediat sociale jamë të dëmshme për psikologjinë. Disa vende përfshirë Britaninë e Madhe po shqyrtojnë legjislacionin për të mbrojtur përdoruesit e mediave sociale, përfshirë Facebook, nga dëmet që mund të shkaktojë internet.