Top News – Studentja fiton mandat deputeti/ Ulliri-fushata ka qenë punë e pashtershme
30/04/2021 17:10

Vetëm 22 vjeç, kandidatja më e re e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ka qenë ndër emrat më të votuar në qarkun e Durrësit, në këto zgjedhje parlamentare, duke siguruar 5 mijë e 595 vota. E ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, Andia Ulliri u shpreh se votat e 25 Prillit kanë ardhur si rezultat i punës së pashtershme të saj. “Fushata ka qenë një punë e pashtershme, e imja dhe e ekipit tim. Ka pasur takime individuale dhe me biznesin, e më dhanë favorin që të kem sot këtë lloj rezultati, duke qenë se banorët besuan te ndryshimi, edhe që fryma ishte për ndryshim. Sot madje janë shumë të zhgënjyer nga rezultati. Duke qenë se disa prej tyre i kam takuar, mendoj se ata janë njerëz që vijnë drejt shpresës, vijnë drejt rinisë. Mendojnë që rinia është e ardhmja dhe për ta sot është edhe e tashmja, duke qenë se unë e dëshmoj këtë fakt” Endë në vijim të studimeve për arkitekturë, Ulliri është shprehur se tashmë pasioni i saj është edhe politika dhe se në kuvned do të përfaqësojë jo vetëm të rinjtë, por gjithë qytetarët shqiptarë. Të rinjtë shqiptarë duhet të angazhohen sot në politikë, sepse politika është ajo që do të sjellë të mirat e të këqijat e jetës që do të jetojnë. Jeta në Shqipëri është vërtetë e vështirë. Mendoj që në kushtet e sotme mund të themi me plot besim se nuk ka pasur mbështetje të rinisë. Mendoj se si studente e Shqipërisë dhe e re në Shqipëri, shumë të rinj e kanë humbur se këtu do ta kenë një të ardhme. Kjo vjen nga normat e larta të papunësisë, vjen nga pasiguria e tyre për të patur një jetë më të mirë në shtetin ku jetojnë. Kjo ka qenë edhe thirrja ime që të marrë pjesë për tu angazhuar në politikë dhe për të qenë pjesë e ndryshimit..

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41