Lëvizja studentore është shfaqur si sfiduese kryesore e Aleksander Vucicit në Serbi, por ndërsa shpreson t’i japë fund pushtetit të tij dhe premton të luftojë korrupsionin, mbetet në një linjë me politikat e tij përfshirë lidhjet e ngushta me rusinë dhe kinën por edhe Kosovën. Lëvizja studentore, në dukje, e ka lënë politikën e jashtme në plan të dytë. Megjithatë, ajo ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe ka përsëritur mbështetjen për qëndrimin zyrtar të Beogradit kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Kjo tregon se edhe studentët nuk janë në gjendje t’i shpëtojnë kurthit të politikës nacionaliste të Serbisë, e cila ndërtohet mbi mitin e Kosovës”, thotë për Radion Evropa e Lirë profesori nga Beogradi, Zharko Koraq.