Studentët kanë ftuar qytetarët e prishtinës dhe kosovës që t’i bashkohen protestës së tyre të thirrur për të hënën, për të kundërshtuar vendimin e gjykatës speciale ndaj ish krerëve të UCK-së. Studentët kanë paralajmëruar se do të nisen nga qendra e tyre drejt sheshit skënderbeu ndërsa fjalimet atje do të nisin në orën 12.00. Flon Kastrati nga Parlamenti Studentor tha se ky marshim bën thirrje për unitet dhe solidaritet në një moment kaq të rëndësishëm për vendin.