Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi i është drejtuar zyrave të Partisë Demokratike, aty ku ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Sali Berisha. Kryedemokrati e mirëpriti këngëtarin në zyrën e tij. Arkimed Lushaj e ka shprehur haptazi mbështetjen për liderin e opozitën, ndërkohë që edhe i ati i tij, Sali Lushaj ka qenë ish truproja i Berishës.