Top News – S`trembet nga covid i ri/ Franca hap kufijtë me Britaninë
23/12/2020 11:15

Franca vendosi t`I hapë kufijtë me Britaninë e Madhe pasi Komisioni Europian rekomandoi heqjen e kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të koronavirusit që ka shkaktuar alarm ndërkombëtar. Linjat ajrore, hekurudhore dhe detare u rihapen, duke lejuar shtetasit e BE-së dhe Britanisë së Madhe të udhëtojnë midis Britanisë dhe Francës, por vetëm nëse zotërojnë një test negativ të koronavirusit jo më të vjetër se 72 orë. Me mijëra automjete ishin bllokuar në kufi që prej ditës së djelë. Dhjetëra vende I ndërprenë lidhjet e udhëtimit me britaninë që kur qeveri atje njoftoi për masa shtesë në Londër dhe Anglinë juglindore gjatë fundjavës, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të koronavirusit. Ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Europë do të takohen ne 23 dhjetor për të diskutuar se si të trajtohet ky lloj i ri i koronavirusit, duke thënë se "kufizimi i udhëtimit për të frenuar përhapjen është një vendim i matur, derisa të kemi një informacion më të mirë".Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, shkroi në Tëitter se organizata do të "diskutojë strategjitë për testimin, zvogëlimin e transmetimit dhe komunikimin e rreziqeve"."Zinxhirët e furnizimit për mallrat dhe udhëtimet thelbësore duhet të mbeten të mundshme", tha ai. Por teksa Franca lehtësoi kufizimet e udhëtimit, Gjermania e zgjati deri në 6 janar masën e ndalimit të udhëtimeve me Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.Varianti i ri, i cili gjithashtu është zbuluar në numër më të vogël në vendet e tjera, besohet të jetë më i transmetueshëm. Sidoqoftë, ekspertët thonë se mutacionet e virusit janë normale dhe nuk ka prova se ky është më vdekjeprurës ose do të jetë rezistent ndaj vaksinave.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB