Një 66-vjeçar u arrestua nga policia pasi strehoi në hotelin e tij 7 emigrantë të paligjshëm nga Sudani dhe më pas I nisi ata me taksi drejt Koplikut me qëllim kalimin e kundraligjshëm të kufirit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Policia kufitare u vendos në ndjekje të dy taksive dhe në bashkëpunim me uniformat blu të Shkodrës bëri të mundur ndalimin e emigrantëve, të cilët u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.