Top News/ Strategjia për Ukrainën ‘shkon’ në Kongres / Administrata Biden dorëzon raportin sekret
10/09/2024 11:54

Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të klasifikuar mbi strategjinë e saj për luftën në Ukrainë, thanë të hënën tre burime. Një zyrtar në Kongres tha se raporti kishte mbërritur tek ligjvënësit të hënën dhe se ata nuk kanë patur ende mundësi ta shqyrtojë atë. Dy burime të tjera, të cilat nuk pranuan të identifikohen, konfirmuan dorëzimin e raportit. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Kongresi ka miratuar afro 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe vendet aleate që kur Rusia nisi agresionin ndaj Kievit. Pas muajsh të tëra vonese, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët miratoi në prill projektligjin prej 95 miliardë dollarësh që përfshinte 61 miliardë dollarë financime për Ukrainën, si dhe miliarda dollarë ndihmë për Izraelin, civilët në zonat e konfliktit në mbarë botën dhe për vendet e rajonit Indo-Paqësor që përballen me rrezikun e Kinës. Si pjesë e projektligjit, Kongresi i kërkoi administratës së Presidentit Biden të paraqiste një strategji të detajuar për Ukrainën deri në fillim të qershorit. Mbështetja e Presidentit Biden për Ukrainën përkrahet nga demokratët dhe shumë republikanë në Kongres. Megjithatë, disa republikanë kanë kritikuar administratën e tij për kufizimin e mënyrës sesi Ukraina mund të përdorë armatimet amerikane, si për shembull refuzimin për dërguar armë që mund të godasin objektiva thellë brenda Rusisë, nga shqetësimi se një gjë e tillë mund të çonte në përshkallëzim të konfliktit. Pasi kaluan disa javë dhe raporti nuk u dërgua në Kongres, disa anëtarë të Kongresit thanë se ishin zemëruar dhe se do të shqyrtonin edhe idenë e bllokimit të fondeve të mëtejshme.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47