Sektori i Bujqësisë vijon të mbetet një nga më të rëndësishmet për ekonominë e vendit. Prej vitesh ky sektor mbetet prioritet për qeverinë shqiptare, e cila në vitin 2014 miratoi programin për “Strategjinë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor 2014-2020”, me qëllim mbështetjen, promovimin dhe zhvillimin e zonave rurale dhe bujqësisë, reflektuar kjo në një rritje të buxhetit nga viti në vit.