Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Strategjisë të Energjisë 2022-2031. Kryeministri Albin Kurti deklaroi se qëllimi i Qeverisë është që kjo strategji t’i mundësojë sektorit të energjisë të shërbejë si mjet për rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e mundësive të bizneseve e punësimit të të rinjve.