Pak muaj më parë, një vizitë e ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle në godinën qeveritare në Shqipërisë, u pasua nga nënshkrimi i marrëveshjes me vlerë 6 miliardë dollarë për gazin natyror të lëngshëm që forcoi më tej partneritetin strategjik mes Tiranës dhe Uashingtonit në pikëpamjen energjitike. Në një artikull të “The Economist” analizohet sesi politika “America First” po orjenton varësinë energjitike të Ballkanit Perëndimor gjithnjë e më shumë drejt Uashingtonit, duke e lënë Bashkimin Europian në plan të dytë.