Një tjetër vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut penalizon Shqipërinë duke vënë në dukje se sistemi i drejtësisë çalon sa u takon të drejtave themelore të njeriut. Strasburgu vendosi këtë javë me shumicë votash se Shqipëria ka shkelur të drejtën e qasjes në drejtësi, marrjen e drejtësisë në një afat të arsyeshëm kohor dhe shkelje të rënda të së drejtës private.