Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkeli të drejtën e privatësisë me vendimin e marrë në korrik të vitit 2019 për shkarkimin e ish prokurorit dhe ish anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentjan Osmani. Në këtë përfundim ka dalë Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Strasburgu thotë në vendim se në vettingun ndaj Osmanit ka pasur shkelje të artikullit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që flet për garancitë dhe të drejtën për të respektuar privatësinë dhe sanksionon se ndërhyrja e qeverisë dhe institucioneve të tjera kryhet nën rregulla strikte.