Stormi Webster, vogëlushja e Kylie Jenner, është një ndër bebushat më të njohur e më të komentuar në mbarë botën. Ajo numuron rreth 387 mijë ndjekës në Instagram, kjo për shkak se është fëmija e nënës më të famshme në botë por edhe sepse ajo në fotot dhe videot e publikuara shfaqet plot stil dhe pozon shumë bukur. Me sjelljet dhe ëmbëlsinë e saj, Stormi ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe merr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve të mamasë së saj në Instagram.