Top News – Storm Shadow, ‘dhuratë’ për Krishtlindje / Ukraina godet Rusinë me raketat britanike
26/12/2025 14:35

Forcat ajrore të Kievit "goditën me sukses" rafinerinë e naftës Novoshakhtinsk në rajonin Rostov të Rusisë në kufi me Ukrainën lindore, tha ushtria ukrainase në një deklaratë. Kievi ka sulmuar shpesh infrastrukturën e lidhur me eksportet ruse të naftës dhe energjisë për të privuar Kremlinin nga fondet e përdorura për të mbështetur përpjekjet e tij të luftës. Ukraina kreu një numër rekord sulmesh ndaj objekteve të naftës në nëntor, duke goditur 14 herë, raportoi Bloomberg në fillim të dhjetorit, ndërsa Moska dyfishoi sulmet e veta ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Zyrtarët thanë se sulmi shkaktoi "shpërthime të shumta" dhe dëmet në rafinerinë e naftës të shënjestruar janë ende duke u vlerësuar. Uzina e Novoshakhtinskut është një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve të naftës në jug të Rusisë dhe mbështet forcat e armatosura të Moskës, tha ushtria e Ukrainës. Është veçanërisht e rëndësishme në furnizimin e ushtrisë së Kremlinit me naftë dhe karburant avionësh, shtuan zyrtarët. Mbretëria e Bashkuar filloi të dërgonte raketa me rreze të gjatë veprimi Storm Shadoë në Ukrainë në maj 2023. Nuk është e qartë se sa nga raketat lundruese anglo-franceze të lëshuara nga ajri, ndonjëherë të referuara si raketa SCALP-EG, ka marrë Ukraina nga Londra dhe Parisi. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të premten se kishte rrëzuar 34 dronë ukrainas mbi rajonin e Volgogradit gjatë natës. Guvernatori Andrey Bocharov tha të enjten vonë se mbrojtja ajrore kishte "zmbrapsur një sulm terrorist me dronë" në rajon dhe se nuk ishin raportuar viktima.

Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32