Kosova ka importuar mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti sipas të dhënave të Doganës, duke u konsideruar si furnizuesi më I madh me këto produkte. Sipas rregullave të BE, nga 3 shtatori një pjesë e eksporteve me origjinë shtazore nga Brazili do të përballen me kufizime në Bashkimin Evropian. Arsyeja lidhet me rregullat e BE-së për përdorimin e antimikrobikëve te kafshët që përfundojnë në zinxhirin ushqimor. Antimikrobikët janë substanca që përdoren për të luftuar mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe antibiotikët.