Forcat speciale ushtarake kanë sfiduar temperaturat nën zero gradë Celsius dhe kushtet e vështira klimaterike, duke zhvilluar stërvitjet ushtarake në Voskopojë të Korçës. Trupat elitë sfiduan terrenin malor dhe motin esktrem të Voskopojës dhe përveç veprimeve tashmë të zakonshme u praktikuan edhe taktikat speciale me ski, në vazhdën e stërvitjes së quajtur, “Selita 02”, e cila kishte si synim testimin e kapaciteteve larg venddislokimit të përhershëm.