Pamjet tregojnë ushtarë ukrainës që qëllojnë me një raketë anti tank Javelin, të prodhuar në SHBA, gjatë një stërvitjeje ushtarake pranë vijës së frontit në Ukrainën lindore. Ushtarët e Kievit kanë mbledhur eksperiencë në luftim që nga 2014 dhe kanë marrë armë dhe pajisje të tjera ushtarake nga aleatët perëndimor, vecanërisht nga SHBA, që ka premtuar 2.5 miliardë dollarë në mbështetje të forcave të vendit që nga shpërthimi i konfliktit.