Departamenti i Sigurisë së Brendshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pezulluar aksesin e Greg Bovinos, shefit të ICE dhe agjentëve të mbrojtjes së kufirit pasi disa postimeve, ku ky i fundit ironizonte kritikët dhe postonte fotot të emigrantëve të paligjshëm. Duke cituar burime nga ky department, CNN thotë se pezullimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe pasoi vendimin për të lëvizur Bovinon nga detyra si shefi i ICE pas protestave masive që shpërthyen në Minesota për vrasjen e një infermieri 37 vjeçar. Bovino është larguar nga Mineapolis të martën, ndërsa Trump njoftoi se do të dërgojë Tom Homan për të udhëhequr operacionin antiemigracion atje.