Zbardhen tre kushtet e palës greke për çeljen e kapitujve themelorë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Kathimerini” publikoi deklaratën e Athinës zyrtare në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të Bashkimit Europian, ku thuhet se Greqia kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë dhe prezumimi i pafajësisë.