Parimi i prezumimit të pafajësisë është një prej parimeve thelbësore në një proces hetimor dhe gjyqësor, me qëllim mosparagjykimin e të personave të marrë nën akuzë, që në të gjitha rastet deri në një vendim të formës së prerë të gjykatave duhet të mbrohen nga linçimi mediatik e publik. Ky parim, që është sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe nga vendimet e Gjykatës së Strasburgut respektohet deri në momentin që përplaset me parimin e transparencës.